Stuhia Jebi shkakton dëme të mëdha në Japoni
05 shtator 2018
| 08:52
Të paktën dhjetë persona kanë vdekur nga Stuhia Jebi, e cila është cilësuar si stuhia më e rëndë në 25 vjetët e fundit në Japoni.
Jebi ka lënë gjurmë të mëdha të shkatërrimit në pjesën perëndimore të shtetit, duke goditur qytetet si Kjoto dhe Osaka.
Fluturimet dhe udhëtimet me trena janë anuluar, mirëpo mijëra pasagjerë kanë mbetur në Aeroportin Ndërkombëtar të Osakas, për shkak të evakuimit.
Ndonëse erërat janë dobësuar dhe gradualisht janë duke u bartuar në veri, banorëve u është bërë thirrje për kujdes për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe vërshimeve.
Të paktën 300 persona janë lënduar si pasojë e stuhisë, ka njoftuar zëdhënësi qeveritar, Yoshihide Suga.