Stuhia lë pa kulm shkollën në Zhilivodë (VIDEO)
19 korrik 2021
| 21:45
Çatinë e shkollës “Dëshmorët” në fshatin Zhilivodë të komunës së Vushtrrisë e ka gjuajtur në tokë era e fortë.
Nga objekti që është ndërtuar në vitin 2012 është larguar inventari që mos të dëmtohet nga rreshjet, meqë objekti tani ka mbetur pa mbrojtëse.
Drejtori i shkollës, Lavdim Klinaku ka thënë se KEDSI ka larguar telat e rrymës që të mos i rrezikohet jeta e qytetarëve.
Ndërsa nga drejtori i emergjencës i kësaj komune, Enis Maxhuni, ka thënë se pritet vlerësimi i profesionistëve për të parë nëse stuhia ka qenë shumë e fortë sapo ndërtimi nuk ka qenë i mirë për këtë dëmtim të madh.
Klan Kosova ka tentuar të bisedojë edhe me Drejtorinë e Arsimit, por të njëjtit nuk ishin të gatshëm për prononcim.