Stuhia ‘Orlena’ rrezikon 100 milionë banorë në ShBA
Pasi ka “pushtuar” disa qytete në shtetet qendrore amerikane, stuhia “Orlenda” ka mbërritur në brigjet veriore të Atlantikut, duke përfshirë Nju Jorkun, Uashingtonin, Filadelfian dhe Nju Xhersin.
Në Çikago, bora ka arritur në mbi 16 centimetra trashësi, por në Nju Jork pritet që niveli të arrijë deri në 60 centimetra, shoqëruar me erë të fortë deri në 88 km/h.
Autoritetet kanë paralajmëruar për të marrë masa mbi 100 milionë banorë, që pritet të preken nga moti i keq.
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill de Blasio, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në qytet dhe u ka kërkuar banorëve të qëndrojnë në shtëpi duke nisur nga e hëna në mëngjes, ndërsa janë kufizuar udhëtimet nga jashtë shtetit.
Gjithashtu, në aeroportin “John F. Kennedy” janë anuluar 75 për qind e fluturimeve të së hënës, ndërsa në atë të “La Guardia”, 81 për qind e fluturimeve.