Stuhia shkakton aksident zinxhiror, gjashtë të vdekur në ShBA

16 korrik 2022 | 16:00

Të paktën gjashtë persona vdiqën dhe disa të tjerë u plagosën në Montanën jugore të ShBA-së, pasi një stuhie ngriti pluhur dhe shkaktoi “pothuajse errësirë”, duke i grumbulluar automjetet në një vend, thanë autoritetet.

Përplasja përfshiu 21 automjete, bashkë gjashtë kamioneta. Nuk ishte e qartë se sa njerëz ishin plagosur.

Autoritetet nuk i dhanë menjëherë emrat apo moshën e viktimave, raporton NYT.

“Një stuhi pluhuri në zonë me erëra jashtëzakonisht të forta është shkaku paraprak i rrëzimit”, thanë autoritetet.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person nga fshati Samadrexhë i Suharekës është shoqëruar në…