Stuhitë e forta “pushtojnë” Vlorën, bashkia paralajmëron qytetarët
22 prill 2022
| 11:04
Moti i keq ka përshirë të gjithë Shqipërinë. Situata më e përkeqësuar duket në qytetin e Vlorës, i cili është “pushtuar” nga stuhi të forta.
Kjo ka bërë që bashkia e Vlorës të dalë me një paralajmërim për qytetarët duke u kërkuar të bëjnë kujdes dhe të shmangni lëvizjet e panevojshme me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në to. E njëjta situatë pritet të jetë edhe nesër, paralajmërojnë seizmologët.