Stullqaku, ylli i javës në BKT Superligë
17 shtator 2021
| 13:00
Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë të ndajnë çmimin Ylli i javës, për lojtarin më të mirë të xhiros.
“Ylli i javës i xhiros së 4-të në BKT Superligë është shpallur futbollisti Torvioll Stullqaku i FC Malisheva. Tori, qendër sulmuesi i FC Malisheva ka shënuar 3 gola në këtë fillim kampionat të BKT Superliga 2021/22, duke e dëshmuar që është aset i rëndësishëm për skuadrën e tij. Çmimin Ylli i javës e dorëzoi Albrim Kastrati, senior specialist në LCRD, në BKT”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
/Epoka e re/