Stuttgarti, i dobët për Monchengladbachin
09 dhjetor 2018
| 19:57
Shtuttgarti është treguar skuadër e dobët për Borussia Monchengladbach, pasi sot pësoi humbje me rezultat 3-0.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, kurse vendasit tre golat i shënuan në dyzetepesë minutat e dytë. Raffael, Florian Neuhaus dhe Benjamin Pavard (autogol), ishin golashënues për skuadrën vendase.
Sot është zhvilluar edhe ndeshja në mes Mainz 05 dhe Hannover 96, kurse rezultati final i kësaj ndeshjes ishte 1-1.
/Epoka e re/