Stuttgarti interesohet për Rashicën
28 janar 2018
| 15:55
Reprezentuesin e Kosovës në futboll, Milot Rashica është duke u kërkuar nga skuadra e madhe gjermane, Stuttgart.
21-vjeçari pas paraqitjeve të mira më skuadrën e Vitesses është kërkuar edhe nga skuadra e Napolit, por tash garës për transferin e tij i është shtuar edhe skuadra gjermane. Rashica në vitin 2015 nga skuadra e Vushtrrisë u transferua në Holandë te Vitesse dhe që nga ajo kohë regjistruar 83 ndeshje dhe ka shënuar 13 gola.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)