S’u lejua futja e flamurit me figurën e Agim Ramadanit, deklarohet gruaja e tij: Mos nxisni përçarje, ka rregulla dhe duhet t’i respektojmë
Bashkëshortja e heroit kombëtar Agim Ramadani, Shukrije Ramadani, është deklaruar pas raportimeve se Policia shqiptare nuk ka lejuar futjen e flamurit me figurën e komandant Katanës në stadiumin ‘Air Albania’ në ndeshjen Shqipëri – Ishujt Faroe, raporton Sinjali.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Ramadani është shprehur se policët kanë pasur sjellje të mirë dhe kanë sqaruar arsyen përse nuk lejohet.
Më tej e veja e heroit ka bërë thirrje të mos përdoret ky rast për të krijuar përçarje, duke thënë se ka rregulla strikte që i vendos FIFA dhe të cilat duhet respektuar.
Tẽ dashur miq, qě nga pẽrfundimi i ndeshjes Shqipẽri-Ishujt Faraoe,vazhdojnẽ tẽ sillen thashetheme nẽ rrjete sociale lidhur me moslejimin e flamurit me figurẽ tẽ Agimit dhe tẽ flamujve tjetẽ ne simbole pẽrpos flamurit kombẽtarẽ, nẽ stadionin e kombẽtares,gjẽ qẽ ẽshtě e vẽrtetẽ!.Por ajo qẽ ẽshtẽ mẽ se e vẽrtetě, ẽshtẽ sjellja e mirẽ e policẽve tẽ cilẽt na e sqaruan arsyen pěrse jo?! Duhet ta kemẽ tẽ qartẽ se nẽse dẽshirojmẽ tẽ pẽrballemi me botẽn,janě ca rregulla strikte qẽ i vendosẽ Fifa dhe nuk guxojmẽ ti shkelim pẽr hirẽ tẽ futbollistẽve tanẽ tẽ cilẽt e dẽshirojnẽ suksesin,dhe ne qẽ e duam fotoren, bashkě me ta! Andaj ju lutem,mos e pẽrdorni kẽtẽ rast pẽr pẽrqarje,se nuk i bẽni nderẽ as Agimit e as kombětares tonẽ!
Asnjẽrit nga policẽt apo sigurimi qẽ ishte i pranishẽm nuk i pengonte asnjẽ simbol e figurẽ kombẽtare,por ishte njẽ vendim qẽ duhej ta zbatonin dhe ne ishim dakord me kẽtẽ vendim! Agimi ẽshtě urẽ bashkimi dhe pẽrjetẽsisht do tẽ mbetet si i tillẽ!”, shkroi ajo.