
S’u paguan nga klubi, lojtarët hapin portën për kundërshtarët (Video)
21 tetor 2019
| 20:28
Një episod i çuditshëm është regjistruar në kampionatin meksikan të futbollit.
Teksa po luhej sfida mes Tigres dhe Veracruz, lojtarët e këtyre të fundit hapën portën për 4 minuta. Futbollistët zgjodhën këtë mënyrë proteste për rrogat e papaguara nga drejtuesit, dhe sigurisht Tigres nuk fali.
Qëndrimi në fushë si statuja bëri që kundërshtarët të shënojnë dy herë, respektivisht në minutat 3 dhe 5.
Sikur të mos mjaftonte kjo, në fundin e takimit lojtarët e Veracruz duartrokitën kundërshtarët për lojën e zhvilluar. Veracruz janë në fund të tabelës në kuotën e 4 pikëve, pas katër barazimeve në 13 javë kampionat.