Suarez: Kuptova se Koeman është njeri pa karakter

25 maj 2021 | 10:28

Luis Suarez ende nuk i ka dalë helmi i largimit aspak të hijshëm nga Barcelona në fund të sezonit të shkuar.

Në një intervistë për mediet spanjolle Suarez e tregon trajnerin Koeman si njeri pa karakter dhe i bën “skip” Simeones kur shprehet se Luis Enrique është trajneri më i mirë që ka pasur.

“Koeman pasi tha që nuk më ka në plane, më tha se nëse nuk gjendet një zgjidhje për të ardhmen, do të mbështetet e unë. Unë pashë se ai nuk kishte personalitet. Kam vuajtur shumë kur Barcelona më dërgoi të stërvitesha i veçuar. Mendoj se është vendim i mirë firma me Agueron. Luis Enrique është trajneri më i mirë që kam pasur ndonjëherë. Gjithmonë është i drejtpërdrejtë”, tregon Suarez.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz është…