Suarez: Messi dhe unë ëndërrojmë t’i japim fund karrierës së bashku

31 korrik 2023 | 13:01

“Pleshti”, Lionel Messi kaloi me shumë bujë tek amerikanët e Inter Miami, këtë merkato vere, teksa pas tij u afruan gjithashtu dhe dy “katalanas” të tjerë, Sergio Busquets e Jordi Alba, mirëpo duket se nuk përfundon me kaq, pasi një ribashkim me 7 herë fituesin e “Topit të Artë” e kërkon dhe “bomberi” uruguaian, Luis Suarez.

Për media, Suarez, i cili tashmë luan te brazilianët e Gremio, është shprehur se ai dhe Messi ëndërrojnë t’i japin fund karrierës së tyre, në të njëjtën kohë e të njëjtin ekip, duke e lënë të nënkuptohet se kërkon një transferim në MLS.

“Messi dhe unë ëndërrojmë t’i japim fund karrierës së bashku. E kemi planifikuar teksa luanin te Barcelona, por më pas unë u transferove tek Aletico Madrid, ndërsa ai iku te PSG. Ëndërruam dhe folëm për faktin që pas Barcelonës do të shkonim në SHBA, por kjo nuk ndodhi. Tani ai ka vendosur të shkojë atje. Siç mund ta shihni, Messi duket i lumtur. Shpresojmë që në një moment të ketë një mundësi për të luajtur për një klub më shumë”, ka thënë Suarez.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeredaktori i televizionit T7, Arsim Lani, ka qenë një nga…