Suarez pensionohet nga Kombëtarja e Uruguait
03 shtator 2024
| 11:36
Sulmuesi Luis Suarez mes lotësh njoftoi tërheqjen e tij nga përfaqësuesja e Uruguait. 37-vjeçari saktësoi se ndeshja kundër Paraguait, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit, në program për t’u zhvilluar këtë të premte, do të jetë e fundit për të.
Sulmuesi i Inter Miamit është golashënuesi më i mirë në historinë e Uruguait me 69 gola në 142 ndeshje. Suarez bëri debutimin e tij me fanellën e ekipit përfaqësues më 8 shkurt 2007 në ndeshjen kundër Kolumbisë. Suarez ka qenë pjesë e Uruguait në katër Botërore.