Suarez rinovon kontratën me Inter Miamin

27 nëntor 2024 | 17:00

Inter Miami CF njofton rinovimin e kontratës me Luis Suarez deri në vitin 2025.

Inter Miami CF ka shpallur zyrtarisht sot se ka nënshkruar një zgjatje të kontratës me sulmuesin legjendar dhe golashënuesin kryesor të ekipit për vitin 2024, Luis Suárez, deri në fund të sezonit 2025 të Major League Soccer (MLS).

“Në vitin 2024, Luis solli te Inter Miami të gjitha elementet që e bëjnë atë një nga sulmuesit më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ai performoi në nivelin më të lartë për ne, dhe mezi presim ta shohim këtë vazhdimësi sezonin e ardhshëm”, tha Raul Sanllehi, presidenti i Operacioneve të Futbollit. “Luis jo vetëm që ishte golashënuesi ynë më i mirë këtë sezon, por edhe një lider për grupin. Ndikimi i tij nuk mund të nënvlerësohet”.

“Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar që do të vazhdoj edhe një vit tjetër dhe të shijoj këtë përvojë me këtë tifozeri, e cila për ne është si familje. Ndjehemi shumë të lidhur me ta dhe shpresojmë që vitin tjetër t’u sjellim edhe më shumë gëzim,” u shpreh Suarez.

Suárez luajti një rol kyç në sezonin historik të Inter Miami në vitin 2024, duke e udhëhequr ekipin drejt fitimit të titullit të parë të Supporters’ Shield dhe vendosjes së rekordit për pikët më të larta të sezonit në MLS.

Ai shënoi 25 gola në të gjitha garat, duke përfshirë 20 gola në sezonin e rregullt, që e renditën të dytin në listën e golashënuesve të MLS, së bashku me shokun e ekipit, Lionel Messi. Suárez dha gjithashtu 9 asistime dhe kontribuoi me një gol dhe një asistim në fazën e playoff-it.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KESCO njofton se ka filluar të zbatojë sistemin e ri…