Suarezi largohet nga Atletico, e dëshiron Interi

17 maj 2022 | 11:35

Interi ka kontaktuar me agjentin e Luis Suarezit për një transferim të mundshëm si lojtar i lirë në verë.

Sulmuesi 35-vjeçar do të largohet nga Atletico Madridi në fund të muajit të ardhshëm pas dy vjetësh, duke e detyruar atë të gjejë një shtëpi të re këtë verë.

Ai ka shënuar 11 gola në 33 paraqitje në La Liga këtë sezon, duke dëshmuar se ai ka ende nuhatje për golin. Siç raporton “Fichajes”, Interi ka kërkuar informacione për Suarezin teksa përgatitet ta forcojë sulmin e tyre në afatin kalimtar të verës.

Marrja e veteranit në një transferim të lirë do t’i jepte Simone Inzaghit një sulmues me përvojë për ta rritur cilësinë në fazën ofensive. Megjithatë, ka klube të tjera që janë të interesuara për ish-lojtarin e Liverpoolit dhe Barcelonës, si Aston Villa dhe Inter Miami. Suarezi dikur ishte afër një kalimi te Juventusi, por marrëveshja nuk u konkretizua kurrë për shkak të një situate të diskutueshme që përfshiu lojtarin në një falsifikim të testit të gjuhës italiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka filluar takimet…