Suarezi në “radar” te River Plates

22 prill 2020 | 16:17

River Plate po planifikon të bëjë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës, Luis Suarez, njofton “Don Balon”.

Suarez 33-vjeçar ka gjasa të largohet nga Barcelona në fund të stinorit, në rast se klubi kampion i Spanjës vendos të transferojë sulmuesin argjentinas Lautaro Martinez nga Interi.

Klubi argjentinas River Plate është duke bërë gati ofertën për Suarezin kur të hapet afati kalimtar. Po ashtu në plane të River Plates është edhe sulmuesi kolumbian i Galatasarayt, Radamel Falcao.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka…