Suarezi thyen rekordin e Ronaldos

09 shkurt 2021 | 17:30

Forma e shkëlqyer e Luis Suarezit tek Atletico Madridi ka vazhduar edhe të hënën mbrëma kur shënoi dy gola kundër Celta Vigos.

Sulmuesi uruguaian në këtë mënyrë e ka thyer një rekord të Cristiano Ronaldos nga koha kur luante te Real Madridi. 34-vjeçari shënoi nga një gol në secilën pjesë në Wanda Metropolitano, në takimin të cilin skuadra lidere e përfundoi me barazim (2-2).

Suarezi është golashënuesi më i mirë në La Liga aktualisht, me 16 gola të shënuar në vetëm 17 paraqitje në La Liga.

Ish-sulmuesi i Barcelonës është lojtari i parë që shënon 16 gola në 17 ndeshjet e para për një skuadër në elitën e futbollit spanjoll në shekullin 21. Statistikën më të mirë të mëparshme e ka pasur Cristiano Ronaldo, i cili shënoi 15 gola në numër të njëjtë ndeshjes, pas transferimit nga Manchester Unitedi te Real Madridi në vitin 2009.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorja në detyrë e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, ka…