
Suarezi vendimtar në fitoren e Atleticos
03 janar 2021
| 18:25
Atletico Madridi vazhdon ta mbajë pozitën e parë në tabelën e La Ligas. Ai triumfoi të dielën si mysafir ndaj Alavesit me rezultat 2-1.
Golin e parë në ndeshje e shënoi mesfushori Marcos Llorente në minutën e 41-të. Një autogol në minutën e 84-të i shënuar nga Felipe i barazoi shifrat në 1-1, ndërsa pesë minuta më vonë, Luis Suarez realizoi gol për t’ia dhënë ekipit të tij fitoren.
Me këtë fitore, Atletico Madridi ka tubuar 38 pikë ndërsa Alavesi gjendet në pozitën e 13-t me 18 pikë.