Subasiqi pas 8 sezonesh largohet nga Monaco
10 qershor 2020
| 12:35
Portieri kroat Danijel Subasiq ishte një nga protagonistët kryesorë të Kroacisë në Botërorin “Rusi 2018”.
Ai do të largohet zyrtarisht nga Monaco më 30 qershor. Gardiani ballkanas i datëlindjes 1984 nuk do ta rinovojë kontratën me klubin nga Principata me lajmin që është publikuar nga Monaco në faqen zyrtare.
Pas plot tetë sezonesh, Subasiq nuk do të jetë më pjesë e skuadrës bardhekuqe dhe do të kërkojë një destinacion të ri për ta vazhduar karrierën tashmë në moshën 36-vjeçare.