“Subvencionet I”, aktakuzë kundër 21 personave
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 21 të pandehurve në rastin e njohur si “Subvencionet I” në Ministrinë e Bujqësisë.
Ata janë duke u ngarkuar me veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit”, “Mashtrim në detyrë”, “Dhënia e ryshfetit”, “Mashtrim me subvencione” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.
Aktakuza është ngritur kundër 11 të pandehurve si persona zyrtarë me inicialet L.S, S.Sh, B.N, H.M, K.Z, H.D, A.B, J.S, L.H, M.N, A.A, S.K. dhe kundër 10 të pandehurve si përfitues të subvencioneve me inicialet S.S, B.K, F.M, D.M, F.Z, D.K, K.B, A.A dhe F.N.
Të pandehurit me rastin e kryerjes së veprave penale kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme në vlerë 646 mijë e 250 euro, ndërsa vlera e ryshfetit (korrupsionit) që kanë përfituar personat zyrtarë është 316 mijë e 650 euro.
Prokuroria Speciale ka propozuar që të konfiskohet dobia pasurore nga të pandehurit e fituar me kryerjen e veprave penale, e cila kap vlerën e të hollave rreth 500 mijë euro, si dhe të disa veturave.