‘Subvencioni 2021’, arrestime edhe në Gjilan

12 mars 2021 | 10:47

Policia e Kosovës në Gjilan ka arrestuar dy persona në kuadër të operacionit “Subvencioni 2021” të nisur dy javë më parë anembanë Kosovës.

Lajmin për “klankosova.tv” e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë rajonale në Gjilan, Ismet Hashani.

“Janë arrestuar dy persona që lidhen me rastin e mëhershëm në vazhdën e keqpërdorimeve me subvencionet e bujqësisë”, ka thënë Hashani.

Mësohet se atje janë arrestuar një zyrtar i Drejtorisë së Bujqësisë dhe një fermer.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, i shoqëruar nga…