‘Subvencioni 2021’, i akuzuari dënohet me 6 muaj burgim dhe detyrohet t’ia kthejë shtetit 109 mijë euro
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me gjashtë muaj burgim të akuzuarin F.M për veprën penale “Mashtrim me subvencione”
Sipas njoftimit të gjykatës, i akuzuar F.M detyrohet që në emër të dëmit të shkaktuar të paguajë shumën prej 109 mijë e 520 euro dhe i është shqiptuar gjobë prej 5 mijë euro, teksa kohën e kaluar në paraburgim prej 30 qershor 2021 deri më 12 nëntor 2021 i llogaritet në dënimin me gjobë të shqiptuar.
“Të akuzuarit F.M i konfiskohet shuma e mjeteve në vlerë prej 27 mijë euro, ndërsa obligohet që në emër të dëmit të shkaktuar në mënyre solidare të paguajë shumën totale prej 109 mijë e 520 euro”.
“E dëmtuara Qeveria e Kosovës – Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në lidhje me kërkesat pasurore juridike udhëzohet në kontest të rregullt civil”, ka njoftuar gjykata.