Subvencionimi i librave shkollorë, hapet platforma për aplikim
25 gusht 2023
| 11:26
Në platformën online “e-Kosova” janë publikuar dy vegëza ku prindërit mund të aplikojnë për rimbursim për librat shkollorë.
Në njërën vegëz mund të aplikojnë prindërit që fëmijët e tyre janë në klasën 1 deri në të 5-tën, ku do të subvencionohen me shumën prej 80 euro, 50 për libra dhe 30 për pajisje të tjera mësimore.
Ndërsa vegëza tjetër i përket klasave nga 6 deri në të 9-tën, ku do të rimbursohen vetëm me 30 euro për pajisje shkollore, pasi që librat do t’i marrin nga gjeneratat e kaluara.
Mënyra e furnizimit me libra këtë vit ka ngjallur reagime të ashpra.
Vegëzat për aplikim mund t’i gjeni: KËTU