“Succession” dominon çmimet “Emmy 2020”
22 shtator 2020
| 11:46
Edhe çmimet Emmy, në edicionin e tyre të 72 iu përshtatën kushteve të pandemisë, duke u shfaqur për herë të parë në historinë e tyre pa publik.
Ka dominuar “Succession”, si seriali më i mirë i vitit, por edhe aktori, regjia dhe skenografia më e mirë. Miniserialet më të mirë u shpallën “Ozark”, që kishte 9 nominime dhe “Watchmen”, më 11 të tillë.
Në kategorinë e komedisë u vlerësua “Schitt’s Creek”, prodhim kanadez. Aktorja më mirë u shpall 24-vjeçarja Zendaya për rolin e saj protagonist në serialin “Euphoria”.
Qershia mbi tortë ishte bashkimi i liderëve të serialit më të pëlqyer të të gjitha kohërave “Friends”, Jennifer Aniston, Courteney Cox e Lisa Kudrow.