
Suedezja me këmbë një metër të gjatë
15 mars 2018
| 11:13
Një modele suedeze ka grumbulluar mbi 150 000 ndjekës në rrjetin social “Instagram” falë këmbëve shumë të gjata.
Nëna e dy fëmijëve, Ia Ostergren, ka postuar fotografi ku nxjerr në pah këmbët 101 cm të gjata. Biondja thotë se gjymtyrët kanë qenë shkaku i talljeve nga shoqet e klasës kur ishte e vogël dhe kjo gjë e çoi në depresion.