Suedi – Kosovë, përfundon pjesa e parë
12 janar 2020
| 16:33
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes miqësore në mes Suedisë dhe Kosovës, me rezultat 0-0.
Në miqësoren që po zhvillohet në Doha të Katarit, Kosova ka dominuar plotësisht duke krijuar edhe disa raste të mira shënimi, por Rashani, Aliti, Kastrati dhe Bytyqi nuk i shfrytëzuan rastet e krijua. Suedezët nuk patën asnjë rast serioz në ketë pjesë.
Përzgjedhësi i “dardanëve” në ketë pjesë e bëri një zëvendësim duke e inkuadruar në lojë Lushakun në vend të Loshajt.
/Epoka e re/