Suedia anëtarësohet në NATO më 11 mars
Suedia do të anëtarësohet zyrtarisht në NATO të hënën pas përfundimit të procedurave të anëtarësimit muajin e kaluar, njoftuan mediat lokale të mërkurën.
Vendi nordik do të bëhet anëtari i 32-të i aleancës ushtarake në një ceremoni që do të mbahet në selinë e NATO-s në Bruksel më 11 mars, sipas transmetuesit suedez TV4.
Në maj të vitit 2022, Suedia dhe Finlanda aplikuan për t’u bashkuar me NATO-n, duke braktisur politikën e tyre të gjatë të neutralitetit ushtarak, pasi Rusia nisi “operacionin e saj special ushtarak” në Ukrainë më 24 shkurt 2022.
Finlanda dhe Suedia aplikuan për anëtarësim në NATO menjëherë pas fillimit të luftës në Ukrainë në shkurt të vitit 2022. Finlanda iu bashkua aleancës në të vitit prill 2023, ndërsa Suedia përfundoi procedurat e anëtarësimit muajin e kaluar. /AA