Suedia dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë
31 maj 2024
| 12:24
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, kanë nënshkruar një marrëveshje dypalëshe bashkëpunimi.
“Ky bashkëpunim përfshin mbështetjen suedeze që arrin në më shumë se 9 miliardë euro nga viti 2022 deri në vitin 2026. Mesazhi im është i qartë: Suedia do të qëndrojë pranë Ukrainës për aq kohë sa duhet”, ka thënë shefi i qeverisë suedeze.