Suedia e Kosovare Asllanit në gjysmëfinale të Kupës së Botës së femrave

11 gusht 2023 | 12:42

Dy kombëtare kanë siguruar kalimin në gjysmëfinalet e Kupës së Botës për femrave.

Spanja ishte kombëtarja e parë që u kualifikua në gjysmëfinale, ndërsa tani ka mësuar edhe kundërshtarin që do ta ketë përballë.

Kombëtarja e Suedisë siguroi biletën drejt gjysmëfinales, pasi që e eliminoi Japoninë duke e mposhtur me rezultat të ngushtë 2-1. Golat për suedezet i shënuan Amanda Ilestedt (minuta e 32’) dhe Filippa Angeldal (minuta e 51’), kurse golin e nderit te Japonia e shënoi Honoka Hayashi në minutën e 87’ të ndeshjes.

Po ashtu, për Suedinë u paraqit edhe futbollistja me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani, e cila luajti për 73 minuta në fushë, para se të zëvendësohej nga Madelen Janogy. Poashtu do të zhvillohen edhe dy ndeshje (Australia-Franca dhe Anglia-Kolumbia) për tu kompletuar çiftet gjysmëfinaliste të turneut.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori i njohur Sevdai Radogoshi ka përjetuar një humbje të…