Suedia heq dorë nga hetimet ndaj Assange

19 nëntor 2019 | 15:53

Suedia ka vendosur të heqë dorë nga hetimi i ngritur ndaj themeluesit të “Wikileaks”, Julian Assange për përdhunim.

Zëvendëskryeprokurorja Eva-Marie Persson, e ka bërë me dije vendimin e ndërprerjes së hetimit në një konferencë për medie.

Lëvizja e organit suedez të akuzës vjen pas një vendimi të marrë në muajin qershor nga një gjykatë vendase që doli në përfundimin se Assange nuk duhej ndaluar.

Ai vetë i ka mohuar gjithmonë me forcë akuzat. Dy muaj më parë, Assange është dëbuar nga ambasada e Ekuadorit në Londër, ku ai kishte jetuar që prej vitit 2012.

Sapo ka vënë këmbën jashtë ndërtesës, ai ishte arrestuar menjëherë dhe është duke vuaj një dënim prej dënimin 50 javësh heqje lirie në burgun e Belmarshit, në jug-lindje të Londrës, për shkelje të lirimit me kusht.

Assange është duke luftuar edhe ekstradimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku akuzohet për publikimin e dokumenteve sekrete.

Ekstradimin në Suedi ndërkohë, australiani 48-vjeçar kishte arritur ta shmangte për shtatë vjet falë strehimit në ambasadën e Ekuadorit në kryeqytetin britanik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësdrejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang, gjatë vizitës që…