Suedia i dërgon Ukrainës 5 000 minahedhës krahu
23 mars 2022
| 17:31
Suedia i ka dërguar Ukrainës 5 000 minahedhës krahu. Kjo është hera e dytë që Suedia ndihmon Ukrainën me armatim.
Lajmin e ka konfirmuar për TT ministri i Mbrojtjes së Suedisë, Peter Hultqvist.
Ai ka thënë se Ukraina duhet të ndihmohet me armatim për të penguar planet ruse.
“Lufta e tyre është gjithashtu një luftë për sistemin evropian të sigurisë”, ka thënë ai.
(Sh. Rexhaj)