
Suedia, kampione e Evropës në hendboll
30 janar 2022
| 21:40
Suedia ka fituar titullin e kampionit të Evropës në hendboll. Në finalen dramatike të së dielës, Suedia fitoi ndaj Spanjës me rezultatin 27:26.
Fitoren suedezët e siguruan me golin e shënuar nga penalltia në sekondën e fundit. Për vend të tretë, Danimarka e mposhti Francën. Për Suedinë është titulli i pestë i Evropës, i pari që nga viti 2002. Suedia konfirmohet si Kombëtarja më e mirë evropiane, shkruan FHK-ja. Lojtari më i vlefshëm i Evropianit është shpallur suedezi Jim Gottfridsson.
Kosova ishte kundërshtare e Suedisë në kualifikimet për Evropian. Në Prishtinë kemi luajtur më 8 nëntor të vitit 2020, ndërsa në Alingsas më 2 maj të vitit 2021.