Suedia lejoi djegien e Kuranit, e dogji një irakian
Suedia lejoi përdhosjen e Kuranit nga një irakian, pikërisht dje, ditën e Kurban Bajramit, duke bërë që Turqia të reagojë ashpër.
Policia suedeze dha dje lejen për një tubim të vogël para xhamisë më të madhe të Stokholmit, gjatë së cilës organizatori i saj kishte njoftuar se do të digjte një kopje të Kuranit.
Rreth 200 kalimtarë panë një nga dy organizatorët duke grisur faqe nga një kopje e Kur’anit dhe duke fshirë këpucët me to përpara se të fuste një copë proshutë brenda librit dhe t’i vinte zjarrin për ta djegur, ndërsa protestuesi tjetër foli me megafon.
Strumbullari i këtij zhvillimi ishte 37-vjeçari Salwan Momika, i cili thotë se është një refugjat irakian që dëshiron që Kur’ani të ndalohet, tha se donte të “shprehte këndvështrimin e tij”.
“Dua të gris Kur’anin dhe ta djeg”, ka shkruar ai në kërkesën që ka bërë në polici. Kjo e fundit dha leje për këtë akt, duke injoruar dhe njëherë momentin kur Suedia kërkon nga Turqia të japë “Ok” për anëtarësim në NATO.