Suedia mbështet aplikimin e Kosovës në BE
Ministri i Jashtëm i Suedisë, Tobias Billstrom, tha se Suedia e mbështet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Billstrom, pas takimit me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, tha se presidenca suedeze po mban në prioritet agjendën evropiane për Ballkanin.
“Suedia e ka mbështetur shumë procesin e reformave në Kosovë. Jemi donatori i pestë më i gjerë në zhvillimin e marrëdhënieve tregtare. Presidenca suedeze në BE po e mban në prioritet agjendën evropiane për Ballkanin dhe sot kemi folur për situatën tonë në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor”, tha Billstrom.
“Ne mbështesim procesin e integrimit të Kosovës dhe natyrisht proceset e reformave në lidhje me aplikimit e Kosovës për anëtarësim. Natyrisht se do ta mbështesim si procedurë të rregullt, njëjtë si për vendet tjera”, shtoi ai