Suedia me ligj ndalon duhanpirjen në vendet publike
02 korrik 2019
| 00:00
Në Suedi duhanpirësit nuk do të lejohen më të ndezin cigare në pjesën e jashtme të lokaleve.
Shteti skandinav kaloi sot një ligj të ri për duhanin për vendet publike.
Këndet publike të lojërave, stacionet e autobusëve dhe ato të trenave tashmë preken nga ligji i ri i ndalimit të duhanit.
Kjo masë do të aplikohet edhe kundër cigareve elektronike.
Autoritetet suedeze të shëndetësisë e shohin këtë masë si një hap të rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit të popullsisë, si dhe reduktimin e rreziqeve nga duhanpirja pasive./atsh