Suedia mposhti Sllovakinë, merr kryesimin në Grupin E
18 qershor 2021
| 16:57
Suedia e ka shijuar fitoren në ndeshjen e dytë të Kampionatit Evropian “Euro 2020”, pasi sot e mposhti Sllovakinë me rezultat minimal 1-0.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyllë 0-0, derisa suedezët fitoren e arritën në minutën e 77-të, kur Emil Forsberg realizoi nga penalltia për 1-0. Pas kësaj fitore, Suedia ka grumbulluar 4 pikë dhe është momentalisht në krye të Grupit E, ku bëjnë pjesë edhe Sllovakia, Spanja dhe Polonia.
Spanja përballët nesër në mbrëmje me Poloninë.
/Epoka e re/