Suedia ndalon duhanin edhe në vendet publike
03 korrik 2019
| 11:27
Që nga 1 korriku suedezët janë të ndaluar me ligj që të pinë cigare në disa hapësira publike, përfshirë parqet e lojërave, stacionet e trenave, madje edhe jashtë restoranteve dhe bareve.
Ndalimi përfshin edhe cigaret elektronike.
Sipas statistikave të Bashkimit Evropian, Suedia është vendi me përqindjen më të ulët të duhanpirësve të përditshëm.