Kurti uron Suedinë: Mezi presim ushtarët tuaj të vinë ta mbrojnë kufirin kundër agresionit të Serbisë

07 mars 2024 | 22:01

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Suedinë për anëtarësim në NATO.

Ai përmes një reagimi në platformën “X”, ka thënë se tani Evropa është edhe më e sigurt.

Më tutje, Kurti tha se mezi presin që ushtarët suedezë të vijnë në Kosovë në kuadër të KFOR’it.

Urime Suedisë që u bë pjesë e NATO’s si anëtari i 32. Një NATO më e fortë do të thotë një Evropë më e sigurt dhe një shans më i madh për paqe pas pushtimit brutal të Ukrainës nga Rusia. Mezi presim të mirëpresim ushtarët e parë Suedisë në kuadër të KFOR-it në Kosovë për të ndihmuar në mbrojtjen e kufirit tonë kundër agresionit të Serbisë”, ka shkruar Kurti. /Gazeta Express

https://twitter.com/albinkurti/status/1765839313302876654?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1765839313302876654%7Ctwgr%5E64185f433decfdf799e1e9d64c154d979ee8ce77%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fsuedia-ne-nato-kurti-mezi-presim-ti-mirepresim-ushtaret-suedeze-ne-kosove-per-mbrojtjen-e-kufirit-tone-kunder-agresionit-te-serbise%2F

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vepra heroike e familjes Jashari përtej dhembjes ngjall krenari tash…