Suedia padit dy persona, spiunonin për Rusinë

11 nëntor 2022 | 16:18

Prokurorët suedezë kanë paditur të premten dy vëllezër për spiunazh të rëndë në emër të Rusisë, duke thënë se krimi i supozuar mund të jetë i dëmshëm për sigurinë e vendit.

Personat, 42 dhe 35 vjeç, janë të ndaluar që nga viti i kaluar dhe më parë kanë mohuar të gjitha akuzat.

E përditshmja suedeze “Dagens Nyheter” ka raportuar, duke cituar burime, se një nga burrat ka punuar më parë në disa nga agjencitë më të rëndësishme të inteligjencës suedeze.

“Dyshimi ka të bëjë me kriminalitet shumë të rëndë të drejtuar kundër sistemit të inteligjencës dhe sigurisë suedeze. Vepra penale është e rëndë pasi ka të bëjë me rrethana të një rëndësie të madhe. Informacioni që është marrë, transmetuar dhe zbuluar mund të rezultojë në dëm të sigurisë së Suedisë, nga fakti se nëse vjen në duart e një fuqie të huaj”, ka thënë në një deklaratë prokuroria suedeze.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti  i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden,…