Suedia pritet të anëtarësohet zyrtarisht në NATO javën e ardhshme
Ceremonia e anëtarësimit të Suedisë në NATO ka të ngjarë të zhvillohet javën e ardhshme, raporton “Bloomberg”.
“Anëtarësimi i Suedisë në NATO do të shtyhet deri në javën e ardhshme, pasi presidenti i zgjedhur i Hungarisë nuk ka marrë ende detyrën”, ka raportuar mediumi amerikan, duke iu referuar disa burimeve.
Ende nuk ka një datë specifike, por procesi pritet të përfundojë javën e ardhshme. Agjencia raportoi se e premtja, 1 mars, fillimisht ishte caktuar si data e hyrjes zyrtare të Suedisë në NATO.
Të hënën, më 26 shkurt, parlamenti hungarez ka zgjedhur kreun e Gjykatës Kushtetuese, Tamas Szujok , si president të vendit. Në të njëjtën ditë, deputetët kanë miratuar kërkesën e Suedisë për t’u anëtarësuar në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut.
Në votimin përfundimtar 188 deputetë kanë votuar pro, gjashtë kundër dhe katër nuk kanë votuar.
Ceremonia e anëtarësimit në një aleat të ri të NATO-s zakonisht zhvillohet në selinë e saj në Bruksel: aty nënshkruhen dokumentet përkatëse dhe ngrihet flamuri i anëtarit të ri.