SUGJERIM I KLUBIT POLITIK ”AFRIM ZHITIA”, KRYEMINISTRIT KURTI NË TAKIMIN E 2 MAJIT NË BRUKSEL
01 maj 2023
| 18:10
Klubi Politik “Afrim Zhitia”
SUGJERIM
Në takimin nesërm në mes përfaqësuesve të lartë të delegacioneve shtetërore të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, Klubi Politik “Afrim Zhitia‘’,
Sugjeron :
1 ) Definimit të personave të “Pagjetur” t’i shton fjalët, Rrëmbim Forcërisht sepse:
a ) Janë rrëmbyer me forcë para shtëpive të tyre,
b ) Janë deportuar (transportuar deri në 500 km), forcërisht me automjete ushtarake nga Kosova për në Serbi,
C ) Forcërisht u janë hequr organet trupore në spitalin ushtarak në Batajnicë,
d ) Forcërisht janë zhdukur mbetjet mortore,
2 ) Të shpalos Çështjen Muhaxhire – Spastrimin etnik të krahinës shqiptare të Kosanicës dhe Toplicës!
Ragip Shala,
Kryetar i Klubit Politik “Afrim Zhitia‘’
Prishtinë, 1 Maj 2023!