![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/06/FC-Suhareka.jpg)
Suhareka bëhet edhe me një klub futbolli
06 qershor 2023
| 11:06
Ballkani është kampion i Kosovës në futboll. Ky klub është nga Suhareka, kurse këtij qyteti i është shtuar edhe një klub tjetër, pra bëhet fjalë për “FC Suhareka”.
Lajmi është bërë i ditur nga trajneri i njohur Ismet Munishi.
“Urime FC Suhareka klubi ma i ri dhe ma i miri. Rrugëtim të mirë si i ka hije Suharekës”, ka shkruar Munishi në “Facebook”.
Është raportuar se biznesmenët e kanë blerë klubin nga Prizreni, “FC A&N”, të cilit do t’ia ndryshojnë emrin në “FC Suhareka”.