Suhareka bëhet me lokacion të ri për shitjen e druve dhe zhavorit
27 mars 2019
| 12:47
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë me dije se tashmë është caktuar lokacioni i ri për shitjen e druve dhe zhavorit.
Ai ka thënë se më nuk do të lejohet shitja e druve dhe zhavorit në zona vend e pa vend.
“Tash e tutje lokacioni është i caktuar me vendim për shitjen e druve dhe zhavorit. Më nuk lejohet shitja në zona vend e pa vend. Hapësira është e rregulluar dhe gjithçka do të funksionoj më mirë”, ka shkruar Muharremaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/