Suhareka dhe Ferizaj ndajnë pikët
24 nëntor 2024
| 15:10
Xhiroja e 14-të e Superligës së Kosovës në futboll ka vazhduar edhe sot.
Në Suharekë është luajtur ndeshja e parë e ditës, derisa në kryeqytet, Prishtina i bën konak Ballkanit.
Suhareka e Ferizaj janë ndarë në paqe pas 90 minutave, me sfidën që u mbyll pa gola.
Me pikën e fituar, Suhareka mbete në pozitën e pestë të tabelës, me 19 pikë të tubuara në 14 ndeshje.
Ndërsa, në anën tjetër, Ferizaj po ashtu nuk lëviz nga pozita e nëntë në tabelë, me 15 pikë të grumbulluara.
Xhiron e ardhshme, Suhareka i shkon Feronikelit ’74 në “Rexhep Rexhepi”.
Ferizaj po ashtu do të udhëtojë, për te Llapi i Tahir Batatinës.