Suhareka i ndanë rrugët me Shpëtim Duron
18 tetor 2024
| 21:59
Shpëtim Duro edhe zyrtarisht nuk do të jetë më pjesë e Suharekës. Ai dhe klubi i Suharekës janë marrë vesh që të shkëpusin kontratën dhe që pozita e trajnerit te klubi suharekas të jetë i lirë.
Dy humbjet e fundit me rezultate të thella ndaj Llapit (3-0) dhe Malishevës (1-3) kanë qenë vendimtare për largimin e tij.
Duro iu bashkua Suharekës pas një aventure të suksesshme me Struga Trim-Lum, ku arriti të shpallej kampion në Maqedoninë e Veriut
Por siç duket aventura te skuadra suharekase nuk ishte ashtu siç pritej për profesorin, i cili ishte në krye të klubit vetëm për shtatë ndeshje.
Në vend të tij pritet të emërohet Qëndrim Kida, i cili sezonin e kaluar e drejtoi me sukses Malishevën drejtë garave europiane.