Suhareka inkuadrohet në Superligën e Kosovës

04 maj 2024 | 18:08

Suhareka është shpallur kampion në Grupin A, duke ju bashkuar FC Ferizaj si dy skuadrat që inkuadrohen në Superligën e Kosovës për sezonin e ri 2024/25.

Qysh në vitin e krijimit të kësaj skuadre, Suhareka siguron elitën e futbollit kosovar. Ajo sot ka fituar si musafir i Drenicës me rezultat 1:0 me golin e Mevlan Zekës.

Kryesia e klubit që drejtohet nga Rrustem Aliaj, ka bërë një punë të madhe duke investuar e duke sjellur lojtarët me eksperiencë si Mevlan Zeka, Yll Hoxha, Viktor Kuka e disa të tjerë, dhe ka bërë që therandasit të arrijnë këtë sukses historik për klubin.

Suhareka me fitoren e fundit, shkoi në kuotën e 56 pikëve në pozitën e parë në Ligën e Parë të futbollit në Grupin A, dhe tashmë i bashkohet në Super Ligë, F.C. Ballkanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Ridvan Berisha ka deklaruar në një lidhje me Skype…