Suhareka mposhti Feronikelin ‘74

13 mars 2025 | 16:06

Suhareka shënoi fitore në javën e 23-të në Superligën e Kosovës në futboll ndaj Feronikelit ’74 me rezultat 2-0. Eneid Kodra kaloi vendasit në epërsi në minutën e 15-të pas krosimit nga Fitim Susuri. Për 2-0 u përkujdes Liridon Fetahaj me gol në minutën e 59-të të takimit.

Në minutën e 79-të, Lavdim Zumberi shënoi për 2-1, por ekipi nga Drenasi nuk arriti më shumë nga ky takim. Me këtë fitore, Suhareka shkon në kuotën e 29 pikëve në vendin e tetë dhe e vendos Llapin në pozitën e parafundit me tri pikë më pak.

Në anën tjetër, Feronikeli ‘74 është i fundit me 13 pikë të grumbulluara dhe gati edhe matematikisht i ka humbur gjasat për mbijetesë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (KOMFSK) gjenerallejtënant Bashkim…