Suhareka mposhti Malishevën

28 mars 2025 | 15:59

Suhareka ka shënuar fitore të rëndësishme në garën për mbijetesë në Superligën e futbollit, pasi e mposhti të premten Malishevën me rezultat 2-1.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 0-0, kurse në pjesën e dytë vendasit ishin skuadër më e mirë dhe arritën të shënojnë golin e parë në minutën e 57-të, kur Kodra realizoi për 1-0. Katër minuta para fundit të kohës së rregullt, Mevlan Zeka shënoi për 2-0, krejt çka arritën mysafirët ishte goli i në minutat shtesë i shënuar nga Drilon Hazrollaj.

Dje skuadra e Dritës bëri një hap të madh në rrugën drejt titullit të kampiones në Superligën e Kosovës në futboll, pasi e ka mposhtur në derbi Gjilanin me rezultat 4-0. Pas kësaj fitore, Drita shkon në kuotën e 57 pikëve dhe është më afër titullit të kampiones në elitë. Në anën tjetër, Gjilani mbetet në kuotën e 35 pikëve dhe do të luftojë për mbijetesë me disa skuadra të tjera.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrat e Jashtëm të Rusisë dhe Kinës kanë planifikuar të…