Suhareka nis adresimin e vendbanimeve me numra zyrtarë

20 shkurt 2025 | 11:22
Komuna e Suharekës ka nisur tashmë adresimin e vendbanimeve, rrugëve me numra zyrtar.

Kështu është bërë me dije në një njoftim komunal, ku thuhet se do vendosen 20 475 numra, për 1 436 rrugë të regjistruara në Sistemin e Unifikuar të Adresave.

“Po bëhet adresimi i rrugëve me numra zyrtar. Komuna e Suharekës, prej sot ka filluar të bëjë vendosjen e numrave zyrtarë nëpër shtëpitë e qytetarëve, rrugëve që janë të regjistruara në Sistemin e Unifikuar të Adresave”. Sipas statistikave në Komunën tonë do të vendosen 20 475 numra, për 1436 rrugë të regjistruara në Sistemin e Unifikuar të Adresave. Të dhënat e çdo vendbanimi do të jenë edhe fizike e po ashtu edhe elektronike”, ka njoftuar Komuna e Suharekës.

Derisa edhe kryetari i komunës, Bali Muharremaj, ka njoftuar banorët se nga sot e tutje, adresat e tyre posedojnë edhe numra zyrtarë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas fitores 3-1 të Real Madridit ndaj Manchester Cityt dhe…