Suhareka nis mbledhjen e shënimeve të të ardhurve nga diaspora

16 mars 2020 | 11:10

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka filluar evidentimin e qytetarëve që kanë ardhur nga diaspora në Suharekë. Ai ka apeluar te kryetarët e fshatrave që të merren me evidentimin e secilit qytetar që ka ardhur në Kosovë në javët e fundit. “Apeloj te kryetarët e fshatrave të Komunës së Suharekës, që t’i evidentojnë qytetarët të cilët kanë ardhur javët e fundit nga diaspora dhe këto të dhëna t’i dërgojnë në qendrën më të afërt mjekësore, QMF ose AMF. Ne do të mbesim në kontakt dhe do të jemi afër qytetarëve në përputhje me situatën e krijuar” shkruan Muharremaj në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zyrtar qeveritar në Shtetet e Bashkuara ka thënë se…